Arion Ymeri ka vazhduar kontratën e tij me Suharekën.
Portieri drenicas ka nënshkruar kontratë të re me klubin e inkuadruar në Superligë dhe do të jetë pjesë e klubit në misionin e madh në nivelin elitar të futbollit kosovar.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se marrëveshja e re është 2 vjeçare, duke vazhduar bashkëpunimin e filluar nga sezoni i kaluar në Ligën e Parë.
Kujtojmë që Ymeri shkëlqeu me fanellën e kësaj skuadre në Ligën e Parë, duke qenë bindshëm portieri më i mirë.
/GazetaBlic Sport/