Sporti

E kryer: Eric Dier do të jetë futbollist i ri i Bayern Munich

01/05/2024 20:47
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetarit të Sky Sport , Florian Plettenberg, Tottenham ka pranuar një propozim nga Bayern , me vlerë rreth 5 milionë euro, për Eric Dier , kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.

Dier nuk ka qenë aktiv te Spurs-i i Ante Postecoglou dhe largimi në këtë merkato dimërore duket se është zgjidhja, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse kampioni gjerman vendos të ecë përpara me nënshkrimin, anglezi do të lidhet kontraktualisht me klubin për një sezon e gjysmë, pra deri në verën e vitit 2025. Thomas Tuchel tashmë ka folur me Dier dhe i ka përcjellë idetë e tij, duke planifikuar ta përdorë atë si mesfushor qendror dhe mbrojtës.