Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës së tij, sipas disa gazetarëve dhe mediave si The Athletic, BBC dhe Fabrizio Romano.
Trajneri katalanas e ka marrë vendimin e tij në orët e fundit dhe për këtë arsye do të mbikëqyrë ndeshjen e tij të fundit në stolin e Cityt këtë të diel, në shtëpi, kundër Aston Villas.
Sot në mëngjes, Fabrizio Romano konfirmoi se Enzo Maresca do të jetë trajneri i ri i Man Cityt.
Trajneri italian, i shkarkuar nga Chelsea në janar, do të bëhet trajner i Manchester City duke filluar nga sezoni i ardhshëm; gjithçka është finalizuar midis dy palëve.
/GazetaBlic Sport


