Sporti

E kryer: Endrit Morina arrin marrëveshje me Dritën, së shpejti zyrtarizimi

06/17/2025 12:17
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Endrit Morina do të jetë transferimi i radhës i Dritës.

Burime të ‘GazetaBlic Sport‘ mësojnë se marrëveshja është çështje e kryer dhe se zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejt.

Mbrojtësi Morina do t’i bashkohet skuadrës nga Gjilani, kurse në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Feronikelit ’74.

Ai njihet për qëndrueshmërinë dhe sigurinë që ofron në repartin defanziv dhe do të jetë forcë e shtuar tek ‘Intelektualët’.