Sporti

E kryer: Elliot Anderson transferohet tek Man City për 130 milionë funte

06/25/2026 23:01
nga:L J

Elliot Anderson do të jetë përforcimi më i ri i Manchester Cityt.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje të plotë me Nottingham Forest për transferimin e mesfushorit anglez, në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën e 130 milionë funteve.

Fabrizio Romano raportoi se marrëveshja mes lojtarit dhe Manchester Cityt tashmë është mbyllur, ndërsa Anderson i ka kërkuar sot zyrtarisht Nottingham Forestit ta lejojë të largohet.

Futbollisti pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se transferimi të zyrtarizohet.

/GazetaBlic Sport