Sporti

E kryer: Edison Cavani transferohet tek klubi i njohur i La Ligas

08/29/2022 11:58
nga:L J

Edinson Cavani ishte në kërkim të një klubi të ri për një kohë të gjatë. Në fund, sipas Fabrizio Romano, uruguaiani do t’i bashkohet Valencias.

Që nga fillimi i korrikut 2022, Edinson Cavani është pa klub. Kontrata mes uruguaianit dhe Manchester United skadoi, duke e bërë lojtarin me përvojë të lirë.

Gjatë javëve të fundit, ai ka qenë i lidhur me një sërë klubesh. Kishte spekulime për një transferim në Serie A, por mbi të gjitha në La Liga – Villarreal, Valencia dhe madje edhe FC Barcelona ishin të gjithë në kërkim të një sulmuesi shtesë.

Në fund, zgjedhja e uruguaianit ishte për skuadrën e “Lakuriqëve”. Fabirzio Romano bën të ditur se njoftimi zyrtar i klubit spanjoll është vetëm çështje kohe.

Edison Cavani do të nënshkruajë një kontratë që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Nëse sulmuesi e plotëson të plotë, ai do të jetë 37 vjeçar kur të largohet.

/GazetaBlic Sport