Crystal Palace ka pranuar sonte ofertën prej 60 milionë funtesh nga Arsenali për Eberechi Eze, marrëveshja është arritur.
Arsenali po finalizon kushtet e kontratës me Eze, me lojtarin që dëshiron t’i bashkohet projektit të Arsenalit, raporton Fabrizio Romano.
Kushtet personale mbyllen, teksa 27-vjeçari luan për Palace të enjten para testeve mjekësore tek Arsenali.
Një goditje e madhe nga Arsenali në momentet e fundit te merkatos, që forcon ekipin në objektivat e mëdha të Artetas këtë edicion.
/GazetaBlic Sport


