Sporti

E kryer: Drenica transferon Indrit Prodanin

06/30/2025 09:17
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës ka filluar të bëjë “goditjet” e para në merkaton e verës.

Sot është një ditë e rëndësishme për Drenicën, pasi klubi privatizohet dhe pronarët e rinj do jenë Faton Seferi e Thomas Wustefeld.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, klubi nga Skenderaj ka arritur marrëveshje me mbrojtësin nga Shqipëria, Indrit Prodani.

Mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si mesfushor, ka arritur marrëveshje me Drenicën dhe tashmë vetëm pritet zyrtarizimi i tij tek klubi drenicas.

Prodani në të kaluarën është paraqitur tek Dinamo, Skenderbeu, Kastrioti, teksa së fundi tek Laçi.

/GazetaBlic Sport