Sporti

E kryer: Diaz arrin në Liverpool për testet mjekësore

01/29/2022 21:45
nga:E K

Liverpool është afër arritjes së marrëveshjes me Porton për shërbimet e Luis Diaz.

Raportime të shumta nga gazetarët britanik dhe portugez, bëjnë me dije se skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e Diaz në Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

The Reds” raportohet se do të paguajnë 45 milionë euro plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh për Porton.

Siç raporton gazetari i njohur, Paul Joyce, Diaz ka arritur në Liverpool për të kryer testet mjekësore.

Zyrtarizimi i tij duket të jetë çështje kohe.

/GazetaBlic Sport/