Sporti

E kryer: Di Maria vendos për të ardhmen e tij, ai do të luajë tek Juventusi

06/26/2022 18:49
nga:Lorik J

Angel Di María ka vendosur për të ardhmen e tij.

Argjentinasi ka zgjedhur Juventusin pasi nuk ka marrë asnjë shenjë nga Barça dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, ai tashmë është duke negociuar detajet e fundit të marrëveshjes për një vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Di Maria i cili largohet nga PSG si lojtar i lirë, sipas të njëjtit medium do të marrë 7 milionë euro për një sezon të vetëm, ndërsa Allegri do t’i japë një rol të nivelit të lartë në fushë për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Dybala.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet shumë shpejt.

/GazetaBlic Sport