Sporti

E kryer: Coutinho kompleton nesër huazimin te Aston Villa

01/06/2022 14:16
nga:E K

Aston Villa është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ylli i Barcelonës është i interesuar të kthehet në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

Aston Villa po punon për një marrëveshje huazimi për 29-vjeçarin deri në fund të sezonit 2021-2022.

Gazetari i njohur nga ‘Calciomercato‘, Matteo Moretto, raporton se skuadrat janë afër arritjes së marrëveshjes, dhe Coutinho mund të kthehet në Angli së shpejti.

Mundo Deportivo‘ raporton se marrëveshja është afër finalizimit dhe transferimi mund të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme.

/GazetaBlic Sport/