Sporti

E kryer: Chiesa arrin marrëveshje me Liverpoolin

08/28/2024 14:18
nga:Lorik J

Federico Chiesa tashmë është shumë afër transferimit në Liverpool.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është arritur për 13 milion euro me shtesa, përcjell GazetaBlic Sport.

Chiesa do marrë një kontratë katërvjeçare si lojtar i ri i Liverpoolit.

Ai pritet të udhëtojë sot drej Anglisë, për të vazhduar me procedurat tjera.

/GazetaBlic Sport