Sporti

E kryer: Chelsea transferon sulmuesin Fofana

12/22/2022 12:02
nga:Lorik J

David Fofana ka arritur marrëveshje për t’u transferuar tek skuadra e Chelseat.

Ka marrëveshje të plotë midis të gjitha palëve dhe gjithçka është mbyllur, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, përcjell GazetaBlic Sport.

Testet mjekësore do të zhvillohen sot në Londër, në ditëlindjen e tij.

I lindur në vitin 2002, sulmuesi i Bregut të Fildishtë do t’i bashkohet Chelseat nga Molde për 12 milionë euro.

/GazetaBlic Sport