Euro2024

E kryer: Calafiori lojtar i Arsenalit

07/05/2024 11:43
nga:E K

Ricardo Calafiori me paraqitjet e mira në Euro 2024 ka ngjallur interesimin e gjigantëve evropian.

Qendërmbrojtësi italian, Calafiori është bërë ‘target’ i skuadrës londineze, Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “Gazzetta dello Sport” mbrojtësi i Bologna-s i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij te ‘Gunners’.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 53 milionë euro.