Sporti

E kryer: Benjamin Pavard pritet të transferohet tek Interi

08/29/2023 14:51
nga:L J

Benjamin Pavard pritet të jetë lojtari më i ri i Interit.

Fabrizio Romano raporton se Bayerni ka aprovuar transferimin dhe  marrëveshja prej 30 milion euro plus shtesat 2 milion do të vuloset sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Pavard mund të udhëtojë në Milano më vonë sot për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës të mërkurën.

Inter tashmë përforcon akoma më shumë pozitën defansive, teksa synon të fitojë titullin në Serie A këtë stinor.