Skuadra e Llapit ka vazhduar kontratën me futbollistin e tyre, Bekim Maliqi.
Mbrojtësi 21 vjeçar ka vazhduar kontratën me Llapin dhe kjo pritet të bëhet zyrtare së shpejti.
Në media ditët e fundit u raportua se negociatat kanë ngecur me tij dhe Llapit, por GazetaBlic Sport mëson se ai para pak orësh ka rinovuar kontratën edhe për 1 vit.
Maliqi është në planet e Llapit dhe Batatinës, andaj marrëveshja mes tij e klubit është nënshkruar edhe për një sezon.
/GazetaBlic Sport


