Drejtuesit e Bayern Munich kanë mbyllur gjithçka sa i përket trajnerit të ri. Pasardhësi i Thomas Tuchel në pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman do të jetë Vincent Kompany.
Bavarezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherët e ish-kapitenit të kombëtares belge dhe Manchester Cityt për një kontratë 3-vjeçare.
Ndërkohë, Burnley, klub me të cilin 38-vjeçari ndodhet në kontratë, do të përfitojë 12 mln euro për lejimin e transferimit të trajnerit të ri në Bundesliga.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe në javën e ardhshme do të vijë zyrtarizimi i Kompany si timonieri i ri i Bayern Munich.
Disa emra të njohur refuzuan pankinën e klubit të madh gjerman. Me këta të fundit që kanë gjetur zgjidhje tek ish-mbrojtësi i njohur.
Pavarësisht se Burnley zhvilloi një futboll tërheqës dhe ofensiv nën drejtimin e Kompany, skuadra nuk arriti të mbijetonte në Premier League.