Sporti

E kryer: Barcelona pritet t’i zyrtarizojë Kessien dhe Christiensen në javët në vazhdim

05/27/2022 10:45
nga:E K

Barcelona duket se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Frank Kessie dhe mbrojtësin danez, Christiensen.

Mediat spanjolle raportojnë që dakordimi mes palëve është arritur, kurse zyrtarizimi pritet të bëhet në javët e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Ferran Correas, gazetar i afërt me klubin, raportoi se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Kessie kishte paralajmëruar largimin nga Milani kohë më parë, kurse me Christiensen marrëveshja është arritur me hapa të shpejtë.

/GazetaBlic Sport/