Sporti

E kryer: Barcelona arrin marrëveshje me Dembelen për rinovimin e kontratës

12/24/2021 10:24
nga:E K

Barcelona ka arritur marrëveshje me Dembelen për zgjatjen e kontratës së tij.

Klubi spanjoll i dha ultimatum lojtarit francez, dhe si duket kjo ka kryer punë pasi lojtari është bindur të vazhdojë me gjigantin spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

Mediat e huaja raportojnë së lojtari është pajtuar për zgjatjen e kontratës për 5 vite.

Dembele poashtu pranoi zvogëlimin e pagës së tij për të nënshkruar sërish me Barcën.

/GazetaBlic Sport/