Sporti

E kryer: Balotelli transferohet tek klubi i njohur i Serie A

10/26/2024 20:15
nga:Lorik J

Mario Balotelli është gati të rikthehet sërish në futboll në Serie A.

“Balotelli në Genoa! Marrëveshje gati për t’u nënshkruar me sulmuesin italian që do ketë kontratë të vlefshme deri në qershor 2025,” raporton Fabrizio Romano në X.

“Balotelli ka pritur për 20 ditë pasi donte vetëm Genoan, foli disa herë me Alberto Gilardino. Dhe tani bashkohet si lojtar i lirë me pagë të reduktuar”.

Balotelli ka qenë pa klub që kur u largua nga klubi turk Adana Demirspor në fund të një periudhe njëvjeçare.

/GazetaBlic Sport