Sporti

E kryer: Ancelotti do marrë drejtimin e Brazilit në vitin 2024

07/05/2023 08:13
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti do të marrë detyrën e trajnerit të Brazilit për Kupën e Amerikës në Shtetet e Bashkuara verën e ardhshme.

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues konfirmoi lajmin teksa emëroi një trajner të përkohshëm për 12 muajt e ardhshëm, Fernando Diniz.

“Plani i tij i lojës (Diniz) është pothuajse i ngjashëm me atë të trajnerit që do të marrë drejtimin e Copa America, Ancelotti”, tha Rodrigues.

“Nuk e quajmë trajner të përkohshëm të kombëtares. Ai do të vijë dhe do të bëjë tranzicionin në Brazil për Ancelottin’, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport