Sporti

E kryer: Almir Ajzeraj transferohet tek Dinamo Tirana

06/08/2026 19:27
nga:L J

Almir Ajzeraj është lojtar i Dinamos. Sulmuesi është shfaqur sot në ambientet e klubit ku edhe ka firmosur.

28-vjeçari kalon në Shqipëri nga Drita, ku ishte këtë sezon. Për ish-lojtarin e Skënderbeut ishin të interesuar disa klube.

Në fund, Dinamo ia doli të sigurojë firmën përfundimtare. Ajzeraj largohet nga Drita me kutimin e 253 ndeshjeve, pasi luajti tek “Intelektualët” që nga sezoni 2019/20.

Gjatë kësaj kohe shënoi 21 gola dhe asistoi 35 të tjerë.