Kanë filluar disa ndryshime në ekipet e Superligës së Kosovës, teksa të gjithë tashmë janë duke u bërë gati për fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror në muajin shkurt.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Almir Aganspahic është larguar nga skuadra e Gjilanit.
Sulmuesi boshnjak i cili erdhi para 1 viti tek “Skifterat” është larguar nga ekipi i Currit, duke mos arritur të lë shumë gjurmë në futbollin kosovar.
Përveç Aganspahic tek Gjilani pritet të ketë edhe disa ndryshime tjera në merkaton e janarit me disa lojtarë të tjerë që do largohen dhe normalisht edhe me disa afrime cilësore.
Kujtojmë se përveç Aganspahic, tek Gjilani është larguar edhe portieri Aridon Bllaca, i cili kaloi tek Llapi.
/GazetaBlic Sport


