Sporti

E kryer: Abraham mbërrin në Romë, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore

08/15/2021 13:35
nga:E K

Transferimi i Abraham te Roma tashmë është punë e kryer.

Sulmuesi anglez, ka mbërritur në Romë dhe së shpejti do nënshtrohet në kontrollet mjekësore, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.

Abraham pritet të nënshkruajë kontratë me AS Roma deri në vitin 2026.

Roma ka paguar 40 milionë euro te Chelsea për transferimin e tij, kurse skuadra angleze i ka vënë edhe një klauzolë rikthimi sulmuesit anglez.

Chelsea do të mund t’a rikthejë, Abraham nëse do për shifrën 80 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/