Thomas Meunier ka “nervozuar” yllin e PSG-së, Neymar.
Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmund, Meunier ka thënë në një intervistë se Neymarit i mungon njëfarë pasioni te PSG.
Meunier u shpreh kështu në një intervistë për Kicker: “Unë isha një tifoz i Neymar si lojtar i Barcelonës, por në PSG ai ka humbur një pjesë të magjisë së tij”.
Neymar iu përgjigj në Instagram: “Ai djali flet shumë”.
Ai e fshiu komentin ndërkohë, por sigurisht që disa njerëz të zgjuar kishin marrë tashmë këtë përgjigje të brazilianit.



