Showtime

E krahasoi me palaço e bretkosë, Vivien ‘thumbon’ Arbenita Ismajlin: Le të merret me problemet e shtëpisë së vet, se i ka më të mëdha

08/24/2025 22:16
nga:G B

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ky emër”, ku rikujtoi kohën e qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme të BBVK.

Gjatë intervistës, bukuroshja nga Shqipëria diskutoi për një moment që kishte tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, ku modelja nga Kumanova ishte krahasuar me palaço dhe bretkosë.

Vivien tregoi se kjo ndodhi për shkak të një keqkuptimi dhe se nuk kishte njohur më parë personin në fjalë.

“Më mirë të merret me problemet e shtëpisë së vet se sa me problemet e Big Brotherit, se kam përshtypjen se kanë probleme më të mëdha se unë dhe Big Brother”, tha Vivien.

Ajo shtoi gjithashtu: “Nuk e di pse e kishte bërë këtë postim, nuk e kam njohur. Është shumë simpatike, është më mirë të merret me problemet e veta se të Big Brotherit, se është më mirë”.