Sporti

E konfirmuar: Valmir Veliu largohet nga klubi turk, Gaziantep – këto janë arsyet

09/27/2023 10:46
nga:L J

Sulmuesi kosovar, Valmir Veliu nuk do të jetë më pjesë e klubit të Gazientep.

Veliu u transferua tek skuadra e Superligës turke në verën e kaluar, pra në vitin 2022, teksa kishte vështirësi në këtë kampionat edhe në mënyrën se si rrjedhën gjërat pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

GazetaBlic Sport ka kontaktuar me drejtorin e agjensisë KA-Sportmanagement që zotëron futbollistin kosovar, Valmir Veliu, të cilët e kanë konfirmuar se lojtari nuk do të jetë mnë pjesë e klubit turk.

Hasan Kice, drejtori i KA-Sportmanagment ka potencuar se lojtari është larguar në mënyrë të njëanshme nga klubi dhe se nga e premtja do jetë lojtar i lirë.

Kujtojmë se Gaziantep nuk e regjistroi Valmir Veliun për ndeshjen e Superligën turke në Turqi, me ç’rast ky ishte arsyeja e largimit të tij.

Veliu tani do të tentojë të vazhdojë karrierë në Turqi, teksa e ardhmja e tij do të bëhet e ditur në ditët vijuese.

/GazetaBlic Sport