Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me ekipin e Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Tifozët proserb të Viktoria Plzen nuk pritet të udhëtojnë në këtë ndeshje në mënyrë të organizuar, për arsye të ndryshme.
Gazetari çek, Jonas Bartos ka konfirmuar se nuk do ketë udhëtim të organizuar nga tifozët e Viktoria Plzen.
“Nuk kam info se sa tifozë të Viktoria Plzen do të udhëtojnë për në Prishtinë, ata nuk kanë organizuar fluturime shtesë. Pra, pres shumë pak tifozë, është shumë shtrenjtë dhe gjithashtu e ndërlikuar që ata të vijnë në kryeqytetin tuaj”, tha Bartos për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se në Plzen gjatë takimit të parë, tifozët e ekipit çek shpalosën flamurin serb…
/GazetaBlic Sport


