Lajme

E konfirmuar: Mësimi shtyhet për 13 shtator

08/27/2021 15:15
nga:Genita C

Ka përfunduar takimi ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Front Online se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Në mesin e tyre është vendosur që mësimi të shtyhet për dy javë.

“Po edhe procesi mësimor është shtyrë deri më 13 shtator”, ka thënë ai.