Sporti

E konfirmuar: Mbi 700 tifozë shqiptarë sonte në përkrahje të kombëtares ndaj Polonisë

03/27/2023 15:08
nga:Lorik J

Shqipëria do të përballet kundër Polonisë në mbrëmjen e sotme. Në një lidhje direkte nga Varshava për Supersport ishte edhe drejtori i marrëdhënieve me jashtë për FSHF, Erand Ibrahimi. Ky i fundit tregoi diferencat e mëdha në mënyrën e përjetimit të kësaj ndeshje nga kampi polak te ai shqiptar.

“Besoj se i kemi të gjitha detajet të finalizuara, kemi diskutuar për të gjitha çështjet organizative me UEFA-n edhe për tifozerinë. Është një ndeshje që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. Do të kemi rreth 700 tifoz dhe të gjithë shpresojmë që do marrim rezultat pozitiv. Fryma e ekipit është shumë pozitive, ndaj nuk mendoj se mungon diçka kësaj ndeshje.

Marrëdhënia e stafit të trajnerëve me lojtarët ka një harmoni absolute. Stërviten me lojtarët, komunikojnë shumë mirë, lojtarët janë shumë të afruar. Nuk ka asnjë moment me luhatje në humor. Është një atmosferë shumë pozitive, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.

Polakët janë pak pesimistë, mendojnë që humbja me Çekinë do u ndikojë për keq. Arsyet janë të shumta, stafi i ri, dëmtimet apo edhe forma e Leëandoëskit, megjithatë nuk janë optimistë për rezultat pozitiv, megjithatë fusha e blertë do e tregojë”, tha Ibrahimi.