Ndeshja mes Ballkanit dhe Shkupit që do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” ka tërhequr interesim të madh nga tifozët shqiptarë.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup përfundoi me rezultatin 1:2 në favor të Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku e ka konfirmuar se 600 tifozë të Shkupit do të udhëtojnë në Prishtinë.
“Nga klubi ynë, Shvercerat kanë kërkuar 600 bileta për takimin ndaj Ballkanit”, ka thënë Bunjaku në emisionin Kampionët.
Kujtojmë se fituesi i takimit të së enjtes do të luajë në grupet e Conference League.
/GazetaBlic Sport


