Euro2024

E konfirmuar: Kjo është gjendja e sulmuesit Varga, i cili u lëndua rëndë në takimin Hungari – Skoci

06/23/2024 23:35
nga:Lorik J

Momente frike të madhe rreth minutës së 75-të në ndeshjen mes Skocisë dhe Hungarisë. Qendërsulmuesi hungarez, Barnabas Varga, qëndroi për një kohë të gjatë në tokë pas një përplasjeje të tmerrshme me portierin skocez, Angus Gunn.

Gjithçka ndodhi në zhvillimin e një goditje të lirë. Në përpjekje për të marrë topin e futur nga Sallai, Gunn rrëzoi Vargën, i cili u detyrua të largohej me barelë.

Kur ai u largua nga fusha, i gjithë stadiumi e shoqëroi qendërsulmuesin hungarez me shumë duartrokitje. Të shumta ishin fytyrat e shqetësuara të tifozëve në tribuna të kapura nga kamerat.

“Gjendja e Barnabás Varga është stabile! Lojtari aktualisht ndodhet i shtruar në një nga spitalet e Stutgartit! Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për statusin e tij!”, shkruhet në konfirmimin zyrtar të Hungarisë.

/GazetaBlic Sport