Sporti

E konfirmuar: Dështon Superliga e Evropës, por ky është plani për më vonë

04/21/2021 08:02
nga:Mergim Rreci

Krijimi i Superligës Evropiane ka dështuar.

Të gjitha gjashtë klubet angleze, (Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Arsenal) kanë njoftuar para pak çastesh se janë larguar nga kjo garë, shkruan GazetaBlic Sport.

Tani, mediumi i madh anglez, Sky Sports raporton se themelimi i Superligës Evropiane dhe funksionimi i kësaj gare ka dështuar momentalisht.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ekperti i informacionit sportiv në Itali, Fabrizio Romano.

Ai tha se tashmë edhe zyrtarisht kjo Superligë ka dështuar momenalisht, por mund të rindërtohet si projekt me disa ndryshime për vitet tjera.