Sporti

E konfirmon Van Dijk: Negociatat janë duke u zhvilluar për një kontratë të re me Liverpool

10/21/2024 13:58
nga:Lorik J

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime mes tij dhe ekipit për rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e mbrojtësit holandez skadon në fund të sezonit, por drejtori sportiv është në bisedime me agjentin e lojtarit për një zgjatje të kontratës.

“Mund të them se padyshim që po zhvillohen diskutime, por nuk e di, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Van Dijk.

“Kur të jetë koha për të marrë një vendim, ju djema (media) do ta dini gjithashtu”.

“Por tani angazhimi dhe fokusi im i plotë është te Liverpool, për të qenë i suksesshëm këtë sezon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport