Sporti

E konfirmon UEFA, finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Stamboll

05/12/2023 14:27
nga:E K

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll.

U aludua shumë që edhe këtë vit do të mund të zhvendoset finalja e kompeticionit më të madh në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Sipas medieve të huaja, UEFA bëri një qasje jozyrtare ndaj Federatës Portugeze për transferimin e finales së në Lisbonë nëse ka trazira në Stamboll pas zgjedhjeve presidenciale turke.

Por, një gjë të tillë ka mohuar shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

“Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2023 do të zhvillohet në Stamboll siç ishte planifikuar”, thuhet në deklaratën e tyre.

Finalja e këtij viti mbahet më 10 qershor, dhe ndeshja do jetë në mes Real Madridit – Man City dhe Inter – Milan.