Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Zenit, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, e analizoi sfidën në konferencë për shtyp.
Tuchel konfirmoi se Mateo Kovacic është infektuar me Covid-19 dhe është në izolim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ndeshja e nesërme do të jetë e vështirë, por djemtë vijnë të freskët dhe gati. Do të jetë një mundësi e mirë për të pushuar. Kovacic nuk do të luajë: Mateo dje u kthye në stërvitje – por sot rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai është në izolim”, konfirmoi Tuchel.
“As Kante nuk do të jetë. Ai është një supermen, ai është djaloshi që bën diferencën. Na ka munguar prej kohësh, por ai nuk dëshiron të rrezikojë. Jorginho do të jetë gjithashtu jashtë, ai ka një problem me shpinën”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Chelseat dhe Zenitit luhet nesër nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport


