Sporti

E konfirmon Tuchel: Kemi shtatë raste pozitive me COVID-19 tek Chelsea

12/19/2021 14:24
nga:Lorik J

Në Britani situata me COVID-19 është përkeqësuar dhe ka prekur edhe botën e futbollit.

Në ditën e djeshme në Premierligë nuk u luajtën pesë ndeshje për shkak të rasteve me Covid-19 në ekipet përkatëse, teksa sot Premierliga ka refuzuar kërkesën e Chelseat që të shtyhet ndeshja ndaj Wolves, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Chelseat ka raste pozitive në skuadër, megjithatë ndeshja e sotme ndaj Wolves do të zhvillohet.

Pak para ndeshjes, Tuchel ka konfirmuar se tek skuadra e tij janë 7 raste pozitive me Covid-19.

Ndeshja mes Chelseat dhe Wolves starton nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport