kante
Sporti

E konfirmon Tuchel: Kante nuk do të luajë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve

09/13/2021 16:06
nga:L J

Thomas Tuchel ka zbuluar se N’Golo Kante nuk do të grumbullohet nga Chelsea për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Zenit Petersburg të martën.

Chelsea fillon mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve rusë në Stamford Bridge dhe gjithashtu do të jetë pa Christian Pulisic për shkak të dëmtimit, si dhe Kante, poashtu i dëmtuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“N’Golo kishte dy seanca stërvitore, por ndeshja e Ligës së Kampionëve vjen shumë herët për të. Shpresojmë që ta kemi plotësisht 100 për qind gati për ndeshjen ndaj Tottenhamit“, tha Tuchel në konferencën për media.

/GazetaBlic Sport