Sporti

E konfirmon trajneri i Napolit: Koulibaly është në shitje

07/25/2021 11:43
nga:E K

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, e ka konfirmuar se mbrojtësi qendrëror, Koulibaly është në shitje.

Spalletti megjithatë ka shpresuar që ai do të qëndrojë në Napoli pasi sipas tij ai është një profesionist i madh dhe se ai kurrë nuk ka punuar me dikë kaq mirë sa ka punuar me të, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë dua të lidhem me të gjithë lojtarët, siç e kam thënë tashmë se do të jem shumë i lumtur nëse skuadra mbetet ashtu siç është ”, tha trajneri i Napolit.

“Unë e përmenda vetëm Koulibaly sepse ai është në treg, por unë do të doja që ai të qëndronte. Unë kurrë nuk kam punuar me dikë kaq të mirë, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri”, deklaroi Spalleti.

/GazetaBlic Sport/