Sporti

E konfirmon Romano: Mane po largohet nga Liverpooli

05/29/2022 14:46
nga:E K

Pas humbjes së djeshme në finale ndaj Real Madrid, Liverpool ka marrë tjetër lajm të hidhur sot.

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane duket se ka vendosur të largohet nga Anfieldi, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Destinacioni i ardhshëm i senegalezit pritet të jetë Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport/