Lajme

E konfirmon raportimin e Gazeta Blic, Xhelal Sveçla: Sokol Halili ka kryer vetëvrasje

12/02/2022 14:14
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit të Gazetës Blic se Sokol Halili, i cili e vrau Hamide Magashin, ka kryer vetëvrasje, lajmin para pak minutash e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ndër të tjera Svecla, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

LAJMI I FUNDIT: Sokol Halili, vrasësi i Hamide Magashit ka bërë vetëvrasje