Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Darka joformale do të mbahet të mërkurën në Bruksel.
E në këtë darkë nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Albin Kurti, pasi ai gjendet për vizitë në SHBA.
Në vend të tij në darkë e pranishme do të jetë zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Siç e dini kryeministri Kurti është në ShBA. Në vend të tij, në darkën joformale të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, Borrell do të marrë pjesë Zëvendëskryeministrja Gërvalla”, ka thënë Kryeziu për Gazeta Blic.
Ndryshe, ta pranishëm në këtë darkë do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Bosnjës Zoran Tegelti./Gazeta Blic/



