Lajme

E konfirmon Policia: Alarmi për bombë te Rektorati ishte i rremë

05/17/2022 19:57
nga:Q R

Alarmi për bombë të te Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ishte i rrejshëm.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë ai.

Theksojmë se sot rreth orës 16:00 është raportuar për një shpërthim të mundshëm te Rektorati i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sipas Policisë, kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, e kanë konfirmuar nga Policia për GazetaBlic.