Trajneri argjentinas, Pochettino ka shpjeguar se Messi ka ushtruar i vetëm sot dhe se nesër do të vendosë nëse do të luajë apo jo kundër Lille.
Pochettino përballet nesër kundër Lille pa Mbappe, ndoshta edhe pa Messin, përcjell GazetaBlic Sport.
“Messi ka një shqetësim të vogël muskulor dhe ka bërë një plan individual si masë paraprake”, tha trajneri argjentinas, i cili shtoi se në orët e ardhshme do të vendosë nëse do të rrezikojë apo jo me bashkëkombasin e tij në ndeshjen e nesërme.
Ndeshja mes PSG’së dhe Lille zhvillohet nesër nga ora 21:00, në kuadër të Lille.
/GazetaBlic Sport


