Sporti

E konfirmon Pellegrini – Bartra do të largohet nga Betisi

08/14/2022 22:42
nga:E K

Marc Bartra do të largohet nga Real Betisi.

Gjatë kësaj merkato u përhapën zëra për një largim të mundshëm të spanjollit nga Betisi.

Së fundmi ishte trajneri i ekipit, Manuel Pellegrini që e ka konfirmuar se Bartra ka kërkuar të largohet.

“Ne kemi pasur disa diskutime dhe Marc ka vendosur të largohet nga ekipi”, tha ai.

Trabzonspor po shihet si klubi i radhës për qendërmbrojtësin.