Është vetë Paolo Maldini, pas largimit nga Casa Milan, që ka njoftuar vazhdimin e kontratës me klubin kuqezi.
“Gjithçka është në rregull, ne kemi rinovuar”, tha Maldini për mediat italiane.
“Jam i lumtur që jam këtu, po planifikojmë një të ardhme gjithmonë fituese. Cili do të jetë Milani? Tani le të shohim, ne filluam pak vonë, por ka kohë”, përfundoi ai.
Tashmë ai lë të kuptohet se Milani do të fillojë transferimet dhe përforcimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm, ku Rossonerët kërkojnë mbrojtjen e titullit.
/GazetaBlic Sport
? @LucaManinetti: We have renewed ✅?⚫️? pic.twitter.com/H2OhOW6Vxm
— Milan Posts ??? (@MilanPosts) June 30, 2022


