Sporti

E konfirmon Lucas Cardoso: Kam arritur marrëveshje me FC Ballkanin

06/16/2022 22:49
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka bërë goditjen e madhe në repartin e sulmit para ndeshjeve të Evropës.

Ekipi i Ballkanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian, Lucas Cardoso, i cili më herët ka luajtur në disa klube shqiptare.

Sulmuesi ka konfirmuar një gjë të tillë për “GazetaBlic Sport”, duke thënë: “Po, kam arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit”.

Lucas Cardoso së fundmi luajti në ekipin kazak, Qyzyljar – kurse tani pasi mbeti lojtar i lirë do të bashkohet me Ballkanin.

Kujtojmë se klubi i Ilir Dajës, FC Ballkani do të luajë në fazën e parë kualifikuese të Champions Legaue ndaj ekipit, Zalgiris.

Deri më sot, Ballkani ka arritur transferimin e Qëndrim Zybës, Leonit Abazit dhe së fundmit të Lucas Cardosos.

/GazetaBlic Sport