Sporti

E konfirmon Laporta: Kemi transferuar dy futbollistë

03/29/2022 09:42
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për periudhën e ardhshme të tranzicionit në një intervistë për radiot katalanase.

Njeriu i parë i klubit katalanas hodhi poshtë mundësinë e ardhjes së Erling Haland dhe Kylian Mbappe në Camp Nou, por nuk deshi të përjashtojë transferimin e mundshëm të Robert Lewandowski ose Mohamed Salah.

“Duke pasur parasysh paratë për të cilat flitet në transferimet e Haland dhe Mbappe, nuk do t’i sillja kurrë. Edhe sikur të mundeshim. Është gënjeshtër që jam takuar me Haland në Marbella. Nuk jam takuar as me përfaqësuesit e tij”, tha ai. Laporta, më pas shtoi se nuk donte të hynte në detaje për Lewandowski dhe Salah.

Ai konfirmoi interesimin e tij për Raphinha të Leeds. “Ne kemi raporte shumë të mira për të. Sa i përket Adam Traores, do të ishte më mirë nëse biem dakord me Wolverhampton për ta zëvendësuar atë dhe Trincaon.”

Laporta konfirmoi gjithashtu ardhjen e dy lojtarëve, sipas mediave katalanase Franck Kessie nga Milani dhe Andreas Christensen nga Chelsea.

/GazetaBlic Sport