Sporti

E konfirmon Laporta: Kemi bërë ofertë për Lewandowskin

07/07/2022 14:22
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se klubi i tij ka bërë ofertë zyrtare për transferimin e Lewandowskit.

Ai ka potencuar se skuadra e tij po pret tani përgjigjen nga bavarezët, e cila ai shpreson se do të jetë pozitive, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne i bëmë një ofertë FC Bayernit për të nënshkruar me Lewandowski dhe ne presim përgjigjen e tyre, shpresoj që përgjigja e tyre të jetë pozitive”, tha Laporta.

“Dua të falënderoj Lewandowski këtu në publik për atë që po bën për t’u bashkuar me ne”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport