Gjithçka e kryer, trajneri Bledar Devolli rikthehet tek skuadra e Drenicës.
Skuadra nga Skenderaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli para pak minutash dhe tekniku nga Shqipëria do ta udhëheqë klubin deri në fundin e sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.
Këtë e ka konfirmuar kryetarja e klubit, Mihane Kodra Bekteshi.
“Po, kemi arritur marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli deri në fund te sezonit. Sot, trajneri ka dalur në stërvitje me ekipin. Kontrata fillimisht është deri në fund të sezonit, por me mundësi vazhdimi pas përfundimit”, tha Mihane Kodra Bekteshi për ‘GazetaBlic Sport’.
Devolli zë vendin e Bekim Shotanit, i cili u shkarkua pas humbjes me Gjilanin 1-2 në “Bajram Aliu”.
Kujtojmë se Drenica momentalisht ndodhet në vendin e fundit në tabelë me 20 pikë dhe synimi është mbijetesa.
/GazetaBlic Sport